Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish rreth fushatës që po e bën Serbia për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se Serbia po vazhdon me fushatën për ç’njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mire duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

“Edhe pasi Kosova tregoi vullnet të mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të ç’njohjes. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti, para disa ditësh ka njoftuar se do të largojë taksën pjesërisht që nga 15 marsi.

Lexo po ashtu:  “Ftoj rininë tonë që të mos marrë rrugën e mërgatës që të mos largohet nga këto troje. Është mëkat"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *