Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë: Kemi mërrëdhënie të shkëlqera”.

Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës. Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës”, tha Kurti.

Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

Lexo po ashtu:  Haki Abazi godet fajdexhinjtë e popullit/ Me komunikata të rrejshme e të shpifura nuk ndalet dot fitorja e thellë e Lëvizjes VETËVENDOSJE me 6 TETOR.