Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone për Kosovën.
Tërheqja e njohjes erdhi si pasojë e fushatës së Serbisë.
Kurti, i cili vendosi për tërheqje të pjesshme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës javën e kaluar, thotë se Kosova nuk është më pengesë për rifillimin e dialogut.
“Edhe pasi që Kosova tregoi vullnet të mirë pas largimit të taksës 100% për lëndën e parë, Serbia vazhdon fushatën e saj për tërheqje të njohjeve”, thotë Kurti në Twitter.
“Ne nuk jemi pengesa në rrugën për dialog dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne kemi bërë një hap përpara, ata kanë bërë një hap pas. Pse?”, shton Kurti. /Express/
Even after #Kosova showed the good will by lifting the 100% tariff on raw materials, #Serbia continues with its derecognition campaign. We are not the obstacle in the way of the dialogue and we never have been. We made one step forward, they made yet another step back. Why?