Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist të mbrëmshëm me granata dore në objektin e komunës së veriut të Mitrovicës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm janë dëmtuar dy vetura.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Serbia që menjëherë të ndërpres nxitjen për dhune para se të humbasin jetë njerëzish.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  SHBA do na ndihmonte duke na treguar se kush është i pakorruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *