Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk ka frikë nga ajo që po ndodh në Ukrainë, mirëpo po tregohet vigjilente, marrë parasysh siç ka thënë, faktin se Serbia ka mbi 40 baza ushatarake afër kufirit me Kosovën.

Në një intervistë të enjten për televizionin zviceran, Blick, Kurti ka thënë se pavarësisht kësaj, Kosova ka në territorin e saj NATO-n dhe BE-në, të cilat ofrojnë siguri për qytetarët e saj.

“Nuk kemi frikë, por jemi shumë vigjilentë. Serbia ka më shumë se 40 baza ushtarake në kufirin me Kosovën. Por ne kemi NATO-n në vend, edhe nëse nuk jemi anëtarë të saj, dhe kemi BE-në. Me partnerët tanë perëndimorë, ne e shikojmë të ardhmen me shpresë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, mund ta synojë ndonjë vend tjetër përveç Rusisë, në mënyrë që të detyruar negociatat me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe se ky vend mund të jetë Ballkani meqë është më afër Perëndimit.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë bënë Shell me naftën ruse...

“Serbia dhe Rusia kanë lidhje shumë të ngushta. Në vitin 2012 u zhvilluan dy aktivitete të përbashkëta ushtarake mes dy vendeve. Vitin e kaluar ishin njëqind. Serbia ende nuk e ka dënuar aneksimin e Krimesë apo pushtimin e Ukrainës. Kësaj i shtohet edhe fakti që presidenti despotik Putin mund ta çojë luftën në një vend tjetër për të detyruar negociatat me presidentin Biden. Ballkani, edhe më afër Perëndimit, mund të jetë objektivi i tij”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka folur në këtë intervistë edhe për qëllimin e Kosovës që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke shtuar se është duke e luftuar fuqishëm korrupsionin për ta arritur këtë.

“Për të hyrë në BE, një vend duhet të ketë një demokraci funksionale, media të lira dhe pa korrupsion. Megjithatë, Kosova nuk është realisht model në këtë drejtim. Që kur qeveria jonë mori detyrën një vit më parë, ne kemi qenë vërtet model. Kemi çmontuar 60 organizata kriminale. Arrestuam 230 zyrtarë të korruptuar. Ne luftuam krimin e organizuar. Punët dhe drejtësia që funksionon janë argumentet që na lejuan të fitojmë zgjedhjet e një viti më parë. Që atëherë, ne kemi krijuar 24,000 vende të reja pune. Ne bëjmë çmos për të përmirësuar imazhin tonë”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  MekuliPress: Sa janë të besueshme mediat shqipe për mediat perëndimore?

Ai po ashtu ka deklaruar se janë në kontakt me pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, duke shtuar se po bëhen hapa të mëdhenj që kjo të ndryshojë.

Intervistën e Kurti për Blick mund ta shikoni KËTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *