Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që taa të votojnë në këto zgjedhje.

Kurti ka thënë se kësaj radhe vërehet një interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të votuar.

“Andaj ju bëjë thirrje ta ushtroni këtë të drejtë themelore, e cila ju bënë pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse në skenën politike dhe në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit në institucione. Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur”, tha Kurti në këtë adresim.

Ai ka thënë se vota e tyre është shumë e rëndësishme. Kurti u ka dhënë udhëzime mërgatës së si duhet të aplikojnë për të votuar.

“Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit”. Bashkë i kemi qëdnruar gjithmonë afër Kosovës. Bashkë gjithnjë ia kemi dalur për të mirën e vendit. Tash ju bëjë thirrje të jemi të bashkuar edhe në proceset demokratike në të cilar po kalon vendi ynë”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Rusia ndërton katedralen me mjete ushtarake gjermane të Luftës II Botërore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *