Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se me kënaqësi e ka pritur kancerlarin Scholz në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas tij, kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dy vende që kanë vlera të përbashkëta.

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu:  Kurti reagon në Twitter për fushatën e Serbisë kundër Kosovës: “Ne nuk jemi pengesa në rrugën për dialog dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne kemi bërë një hap përpara, ata kanë bërë një hap pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *