Shkatërrimi i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, është konsideruar si një nga humbjet më të mëdha të botës së lashtë. Gati 1 milion dokumente nga mbarë Asiria, Greqia e Lashtë, Persia, Egjipti, India dhe shumë qyteterime të tjera të fuqishme të kohës, u zhdukën nën rrënojat e saj. Nuk është arritur të gjendet kurrë ndonjë gjurmë e bibliotekës, por të dhënat historike flasin për humbjen e saj tragjike.

Ngritja e Aleksandrisë

Aleksandria, një nga qytetet më të mëdha të botës së lashtë, u themelua nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, pas pushtimit të Egjiptit në vitin 332 Para Krishtit. Pas vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, në vitin 323 Para Krishtit, Egjipti ra në sundimin e njërit prej gjeneralëve të tij, Ptolemeut.

Pikërisht nën Ptolemeun, Aleksandria e sapo-themeluar zëvendësoi qytetin antik të Memfisit si kryeqyteti i Egjiptit. Kjo shënoi fillimin e ngritjes së Aleksandrisë. Megjithatë, asnjë dinasti nuk mund të mbijetojë për shumë kohë pa mbështetjen e qytetarëve të saj, dhe Ptolemeu ishte shumë i vetëdijshëm për këtë.

Kështu, mbretërit e hershëm që erdhën pas tij, u përpoqën të legjitimonin sundimin e tyre përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë marrjen e rolit të faraonit, apo themeluar kultin greko-romak të Serapis, dhe duke u bërë padronë të dijes (një mënyrë e mirë për të treguar mirëqenien). Ishte ky lloj patronazhi, që çoi në krijimin e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë, nga ana e Ptolemeut.

Përgjatë shekujve, Biblioteka e Aleksandrisë, u bë një nga bibliotekat më të mëdha dhe më të rëndësishme në botën e lashtë. Mendimtarët e mëdhenj, shkencëtarët, matematikanët, poetët e epokës, shkonin nga të gjitha qytetërimet aty, për të studiuar dhe shkëmbyer ide.

Lexo po ashtu:  Naim Frashëri – ZOGU DHE DJALI

Deri në 700.000 pergamenë mbushnin raftet e saj. Sidoqoftë, në një nga tragjeditë më të mëdha të botës akademike, biblioteka nëpër histori dhe studiuesit, nuk bien ende sot në një mendje se si u shkatërrua ajo.

Teoria nr.1: E shkatërroi perandori romak Jul Çezari

Ndoshta një nga dëshmitë më interesante mbi shkatërrimin i saj, vjen nga kronikat e shkrimtarëve romakë. Sipas disa autorëve, Biblioteka e Aleksandrisë, u shkatërrua aksidentalisht nga perandori romak Jul Çezari, gjatë rrethimit të Aleksandrisë në vitin 48 Para Krishtit. Për shembull, Plutarku shprehet:Kur armiku u përpoq të shkatërronte flotën e tij, Jul Çezari u detyrua të zmbrapste rrezikun, duke përdorur zjarrin, që u përhap aksidentalisht nga oborri, dhe e shkatërroi bibliotekën e madhe.

Kjo dëshmi është e dyshimtë, meqë Muzeu i Aleksandrisë, që ndodhej pranë bibliotekës, mbeti i padëmtuar, një fakt që konfirmohet nga gjeografi grek Straboni, rreth 30 vjet pas rrethimit të Aleksandrisë nga Çezari. Megjithatë, Straboni nuk përmend vetëm Bibliotekën e Aleksandrisë, duke mbështetur kështu pohimin, se Çezari ishte përgjegjës për djegien e saj.

Sidoqoftë, meqë Biblioteka ishte e bashkangjitur me Muzeumin, dhe Straboni përmend këtë të fundit, ka gjasa që biblioteka të ekzistonte edhe gjatë kohës së Strabonit. Mospërmendja e bibliotekës, mund t’i atribuohet ndoshta ose mundësisë që Straboni të mos ketë pasur nevojë ta përmendë atë, siç kishte përmendur Muzeumin, ose që biblioteka nuk ishte më qendra e dijes si dikur (ideja e “shkurtimeve të buxhetit” duket gjithnjë e më e mundshme). Përveç kësaj, është sugjeruar se nuk ishte biblioteka, por depot pranë portit, ato që ruanin dorëshkrimet, dhe që u shkatërruan nga zjarri që shkaktoi Çezari.

Lexo po ashtu:  Google është aplikacioni i vendosur për të parë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi

Teoria nr.2: Të krishterët

Përgjegjësit e mundshëm mund të kenë qenë të krishterët e shekullit IV Pas Krishtit. Në vitin 391, Perandori Teodos firmosi ​​një dekret që nxorri zyrtarisht jashtë ligjit praktikat pagane. Kështu, Serapeumi ose Tempulli i Serapisit në Aleksandri u shkatërrua, dhe u shndërrua në një Kishë të krishterë. Shumë dokumente mendohet se janë shkatërruar gjatë asaj kohe.

Megjithatë, ajo nuk ishte Biblioteka e Aleksandrisë, apo ndonjë bibliotekë e çdo lloji, edhe pse besohet se përmbante rreth 10 % të bibliotekës së Aleksandrisë. Asnjë burim i lashtë, nuk përmend shkatërrimin e ndonjë biblioteke, gjatë kësaj periudhe të caktuar kohore. Prandaj s’ka asnjë dëshmi, që të krishterët e shekullit IV e shkatërruan Bibliotekën e Aleksandrisë.

Teoria 3: Myslimanët

Autori i fundit i mundshëm i këtij krimi, mendohet se mund të ketë qenë kalifi mysliman, Omar. Sipas kësaj historie, një farë Xhon Gramatikus (490-570) i ​​kërkon Amrit, gjeneralit mysliman fitimtar, librat e bibliotekës mbretërore. Amri i shkruan Omarit se si të veprojë, dhe ky i fundit i përgjigjet: ”Nëse ata libra janë në pajtim me Kur’anin, ne kemi nevojë për to; por nëse janë kundër tij, shkatërrojini”. Në këtë histori, ka të paktën 2 probleme: Së pari, nuk përmendet në asnjë rast fjala bibliotekë, por vetëm libra. Së dyti, kjo është shkruar nga një shkrimtar i krishterë sirian, dhe mund të ketë qenë shpikur për të prishur imazhin e Omarit.

Lexo po ashtu:  Këto janë risitë që “WhatsApp” do të sjellë përgjatë këtij viti

Misteri mbetet

Mjerisht, arkeologjia nuk ka qenë në gjendje të kontribuojë shumë në këtë mister. Së pari, papiri gjendej rrallë në Aleksandri, ndoshta për shkak të gjendjes klimatike, që është e pafavorshme për ruajtjen e materialit organik. Së dyti, rrënojat e Bibliotekës së Aleksandrisë nuk janë zbuluar.

Kjo sepse Aleksandria banohet ende sot, dhe nga arkeologët lejohen të kryhen gërmime të kufizuara.

Ndonëse mund të jetë e përshtatshme të fajësohet një njeri apo një grup njerëzish për shkatërrimin e asaj që shumëkush e konsideron bibliotekën më të madhe në botën e lashtë, kjo mund të jetë një mbi-thjeshtëzim i çështjes.

Biblioteka mund të mos jetë përfshirë fare nga flakët, por mund të jetë braktisur gradualisht me kalimin e kohës. Nëse Biblioteka u ngrit si një shenjë e fuqisë së Ptolemeut, atëherë rënia e saj mund të ketë qenë e lidhur me një rënie ekonomike.

Teksa Egkipti polemik nisi të perëndojë gradualisht me kalimin e shekujve, kjo mund të ketë ndikuar gjithashtu në gjendjen e Bibliotekës së Aleksandrisë. Nëse Biblioteka, i mbijetoi shekujve të parë pas Krishtit, ditët e saj të arta i përkisnin tashmë së shkuarës, pasi qendra e re e botës u bë Roma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *