Ymer Beisha

Thonë një herë në 100 vjetë kombit i lind një trashëgimtar i vlerave kombëtare.
I tillë është Ardit Gërvalla stërnip i Jusuf (Haradin) Gervallës), plaku i cili ra për të mos vdekur kurrë, duke i mbrojtur të drejtat kombtare, të drejtën e votës shqiptare në Baranë të Rrafshit të Dukagjinit në kohën e xheatit serb Sav Batarës.

Kush është në të vërtet Ardit Gërvalla, do të njiheni në këtë shkrim.

Ardit Gërvalla ka përfunduar Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Në kohen sa ishte studentë i nivelit bachelor pasi pa politizimin e skajshëm të këtij universiteti dhe politizimin e organizatave studentore se bashku me kolegë të tjerë themelon; organizatën studentore “Zëri Studentor” në Pejë, organizat kjo që janë realizuar shumë aktivitete.
1 vit ka qenë përfaqësues i studentëve në Senatin e Universitetit Haxhi Zeka organ me i lartë i universiteti. Ka avokuar dhe mbrojtur të drejtat e studentëve.

Gjatë studimeve bachelor ka arritur që karrierës akademike t’i sjellë 4 publikime shkencore në revista rajonale dhe kombëtare.

Lexo po ashtu:  Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për netët e festave, Balluku: Do na e kthejnë në verë

Ka mbi 40 Çertifikime të ndryshme; trajnime të cilat i ka mbajtur nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, me tema të ndryshme që i më kanë ndihmuar në ngritjen profesionale dhe akademike dhe politike.

Gjatë vitit 2018, pas përfundimit të studimeve bachelor filloj edhe nivelin master të studimeve pranë këtij universiteti në drejtimin penal, si rezultat përfundoj të gjitha provimet në afat rekord me notë mesatare 10.0 Tani është në pritje për t’a mbrojtur temën e diplomës; “Roli i Organëve të Ndjekjës në Luftimin e Korrupsionit në Kosovë”.

Poashtu gjatë kësaj kohe i hynë edhe jetës politike ku zgjidhet kryetar i AAK-së, së të Rinjëve, dega në Pejë.
Me angazhimin dhe aktivitetin e tij të pastër dhe të sinçert shërben 2 vite në këtë subjekt politik. Pasi që nuk u pajtohet ideologjikisht me këtë subjekt politik, dha dorëheqje të pa revokueshme në fillim të vitit 2020
Pastaj i pavarur rrugëtoj duke ju përkushtuar profesionit. Gjatë vitit 2020 regjistrohet në Odën e Avokatëve si praktikant pranë avokaturës së Kolë Krasniqit.

Lexo po ashtu:  Më 2020, Kosova investoi 65 milionë euro në ushtri, Serbia 919 milionë

Poashtu në vitin 2020 regjistroj edhe një master të dytë pranë Universitetit të Prishtinës, ku në mesin e 280 aplikantëve rezultoj të jetë në mesin e 20 me të mirëve.

Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë zë i qytetarëve. Përkushtimin dhe potencialin e tij janë qytetarët ata që e vlerësojnë.
Në janar të vitit 2021, 100 vjetë pasi stërgjyshi i tij Jusuf Haradin Gërvalla bjenë heroikisht për kauzën shqiptare, ndjenjat kombëtare Arditi me përkushtim vendos të vazhdon rrugën që stërgjyshi para një shekulli e la amanet që të ndiqet rruga e tij nga brezat që vijn.

Vendimit të Arditit për t’i hyrë politikës ka qenë kërkesë për ndryshim që ndëgjohej dhe vazhdon të ndegjohet në çdo cep të Kosovës.
Partia që Arditi krijoi bindjen që mund t’a bëjë ndryshimin ishte Lëvizja Vetëvendosje. Prandaj zgjodhi të punoj për ndryshim, për ta ndihmuar Lëvizjen.

Gjatë angazhimit politik në Vetëvendosje, do të jem bashkëpunues dhe në vijë me politikat e partisë dhe degës.
Arditi zotohet para qenies së vetë më plot përkushtim dhe ndergjegje;

Lexo po ashtu:  Pa ngurrim, Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Mbi parimin para interesit të përgjithshme nuk do ta vendos atë personal, do të vazhdoj politikat e tij për shtetin dhe për qytetarin…, thotë Ardit Gërvalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *