Avokati holandez, Julius Von Boné sot u bë personazh i rëndësishëm në seancën e parë gjyqësore të Tribunalit Special në Hagë. Ai me klientin e tij, ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafën, u paraqit për herë të parë në sallën e këtij gjyqi me një paralajmërim të rëndësishëm.

Julius Von Boné ka thënë se mund të dorëzojnë mocione, përmes të cilave do të synojnë ta kundërshtojnë juridiksionin dhe ligjshmërinë e Gjykatës Speciale, ndërsa ka theksuar se fakti që sot janë paraqitur në këtë seancë gjyqësore, nuk do të thotë se ai dhe klienti i tij e pranojnë këtë gjykatë si të tillë.

Kush është Julius Von Boné?

Julius Von Boné është anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Rotterdamit. Ai ka qenë avokat i përgjithshëm në këtë qytet të Holandës për 18 vjet.

Von Boné është marrë me shumë lloj klientësh e problemesh gjatë kësaj periudhe. Në vitin 2014, ai nisi të merrej vullnetarisht me problemet e banorëve të Crooswijkut. Nga viti 2015, ai mban orë këshillimi falas në Buurthuis de Branding.

Lexo po ashtu:  Bisphenol A, substanca e kontejnerëve të ushqimit: Europa propozon reduktimin drastik të saj!

Von Boné preferon ta quajë veten “avokat i lagjes”, ndërsa mbron organizatën e banorëve të Crooswijk, duke mbrojtur e këshilluar kryesisht ata që kanë probleme financiare dhe qiramarrësit që janë viktima.

Dy subjektet që e ka vëmendjen e veçantë të Von Boné janë impotenca e qiramarrësve që janë viktima dhe këshillimi për borxhet. Julius vazhdimisht i mbron njerëzit me këto probleme dhe është rregullisht në gjyq.

I akuzuari i Speciales, Salih Mustafa, ka pranuar që Julius Von Boné të jetë avokati i tij gjatë këtij procesi gjyqësor.

Në seancën para gjyqtarit Nicolas Guillou, Salih Mustafa nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë. Ai tha se i duhet kohë për të diskutuar me avokatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *