23 vjet në Maqedoni, 16 vjet në Gjermani, 7 vjet Zvicër, dhe kur e pyesin se ku është shtëpia e tij, ai përgjigjet: “Klinika, ‘Triemli’, këtu unë shpenzojë shumicën e kohës sime,”. Në fakt, mjeku për kirurgji të zemrës punon shumë, pothuajse çdo ditë ai është në sallë operacioni dhe është një ndër mjekët më të mirë në fushën e tij në Zvicër

Është shqiptari i parë që ka kryer operacionin e transplantimit të zemrës. Këtë ndërhyrje, për herë të parë e ka bërë në vitin 2008, në Klinikën Universitare të Frankfurtit, Gjermani. Kanë pasuar edhe katër transplantime tjera të suksesshme. Fjala është për dr. Omer Xhemalin, kardiokirurg, doktor i shkencave të mjekësisë dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Frankfurtit. 47 vjeçari me një karrierë të bujshme në mjekësi, është modestia vetë. I qetë, i afërt, komunikues, doktori i zemrës duket shembulli më bindës se madhështia qëndron në thjeshtësi.

Prej afër tri vitesh, dr.Omeri nga Tearca e Tetovës punon në Spitalin “Triemli” të Cyrihut, ku mban pozicionin e zëvendësshefit të repartit të kardiokirurgjisë. Për të, “vendlindja është gjithandej ku flitet shqip”, prandaj shpreh vullnetin e tij të ndihmojë atë duke mbartur përvojat që ka fituar në perëndim. Por ai është i shqetësuar për drejtimin që po merr shëndetësia në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni… “Komercializimi dhe qëllimi për fitim të shpejtë janë shkatërruese për mjekësinë atje”.

Lexo po ashtu:  5 karbohidratet më të shëndetshme për të qenë në formë

Omer Xhemali ka operuar qindra zviceranë në zemër të hapur. Ky shqiptar ecën me hap të shpejt nëpër korridor, operacioni sot ka zgjatur më shumë. Xhemali është kirurg zemre në spitalin Triemli në Zürich dhe zëvendësshef i klinikës. Në zyrën e tij qëndrojnë të varura shqiponja dykrerëshe dhe heroi Skënderbeu, Xhemali është shqiptar krenar. Por gjatë fëmijërisë së tij në ish-Jugosllavi kjo do të ishte e rrezikshme. I lindur në vitin 1970, Xhemali u rrit në një fshat malor shqiptar në Maqedoninë e sotme. Të dy prindërit e tij ishin arsimtarë. “Ata përherë duhej të kishin kujdes të mos thonë diçka të gabuar gjatë mësimit”. Sepse kush dyshohej se përhapte ide proshqiptare, arrestohej, «diferencohej», siç thuhej në Jugosllavinë e Titos. Disa herë babai i tij u mor në pyetje. “Kush ishte shqiptar kishte frikë”.

Prindërit e Omer Xhemalit kishin ide të pazakonshëm moderne: nëna e tij ishte ndër arsimtaret e para dhe ndër të paktat që nuk mbante shami. Dhe mes familjeve shqiptare me shumë fëmijë ata ishin të vetmit që qëllimisht donin të kishin vetëm një fëmijë në familjen e tyre, ide tepër të përparuara për kohën. Djali i tyre do të kishte më shumë shanse. Por Xhemalit iu desh së pari të ikte nga lufta, breshëria e plumbave dhe korrupsioni për të kapur shansin e tij.

Lexo po ashtu:  Ja dy vitaminat E DOMOSDOSHME që duhet t’i merrni për të mos ndjerë lodhje

Xhemali dëshironte të bëhej mjek, por s’dinte si. “Në të gjitha universitetet në Jugosllavi duhej të kishte ose para ose vitaminë B – unë nuk i kisha asnjërën”, thotë ai. Vetëm Sarajeva konsiderohej si qytet më i hapur, Xhemali u paraqit për provimin pranues dhe bëri zero gabime në Sarajevë – “atëherë ishin të detyruar të më pranonin”.

“Unë do të pi një gotë verë,” thotë ai. Dhe pacientët të cilët reagojnë me acarim, ai pas pak minutash çuditërisht ja u ka fituar besimin në një mënyrë miqësore, çdo pacient ndihet i sigurt dhe i qetë pas një bisede sado të shkurtër me doktorin.

“Studimet ecën mirë, atmosfere ishte e shtendosur, jetohej me serbë, boshnjakë dhe kroatë nën një çati. Por pastaj, më 1992, befas ia filloi. Sikur të kishte rrotulluar dikush shalterin”, thotë Xhemali. Papritmas vetëm urrejtje, vrasje mes fqinjëve dhe miqve, granata, gjithkund snajperistë mbi pullaze.

Universiteti u mbyll, Xhemalit iu deshën dy javë për të shkuar nga banesa e tij në aeroport, duke vrapuar nga shtëpia në shtëpi, fshihej, vraponte – dhe arriti te kap njërin prej avionëve të fundit dhe kështu u largu nga Jugosllavia drejt Sarajevës e më pas në Gjermani.

Meqë atherë s’mund të studionte më askund në Jugosllavi, Xhemali shkoi në Gjermani, ku kishte punuar një sezon verore në një fabrikë. Brenda gjashtë muajve mësoi rrjedhshëm gjermanishten dhe konkurroi për t’u regjistruar në 23 universitete gjermane. Universiteti i Mainzit e pranoi. “Sërish duhej t’ia nisja nga zeroja”, thotë ai. Por së shpejti ra në sy me dijen e tij dhe u bë asistent i profesorit të anatomisë. Ai thotë se në Gjermani gjithçka ishte më lehtë. “Ka rregulla dhe ligje. Dhe çfarë shkruan, vlen”. Diskriminimin ai e njeh nga Jugosllavia, në Gjermani dhe Zvicër nuk e ka ndier veten asnjëherë të trajtuar keq.

Lexo po ashtu:  Ushqimet që po ju vrasin ngadalë

Kur Xhemali vajti në Zvicër para 7 vitesh, nuk vajti si emigrant shqiptar, por si kirurg zemre me kualifikim të lartë dhe me pasaportë gjermane. «Me arsimim të mirë e ke më lehtë», shprehet 47-vjeçari.

Xhemali ishte një raritet kur filloi studimet e mjekësisë në Gjermani. Pothuaj nuk kishte studentë shqiptarë. Sot janë mijëra në universitetet zvicerane. “Ne shqiptarët nuk ja vlen të ankohemi. Duhet të luftojmë që të bien në sy pozitivisht”, thotë më tej doktori.

Pavarësisht origjinës Xhemali është një nga njërëzit më të besueshëm në Zvicër. Ai kupton probleme dialekte. Me gruan e tij dhe dy fëmijët, ai jeton në fshat në Aargau.

Omer Xhemali është një nga njërëzit që ka patur ndikim të madh në shoqërinë njërëzore me punënë e tij, ai është një shqiptarë mes ‘kokave’ më me influencë në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *