Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona të vetkarantinohen, duke lënë shumë veta me shumë kohë të lirë. Dhe shumë njerëz po e përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të re.

Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, e njohur për uebfaqen dhe aplikacionin e saj falas, që i ngjan një loje, ka njohur rritje trafiku në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxher i lartë i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.

Ka disa përfitime të vërtetuara shkencërisht për njerëzit dygjuhësh. Një studim i kryer në Luksemburg dhe i botuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, zbuloi se ata që flasin më shumë se dy gjuhë mund të kenë më pak të ngjarë të kenë probleme me kujtesën si Alzheimeri apo Demantia. Një studim tjetër, i bërë në Universitetin e Çikagos, zbuloi se përdorimi i një gjuhe të huaj gjatë marrjes së vendimeve rezulton në zgjedhje më racionale dhe më pak emocionale.

Ju mund të përdorni një aplikacion gjuhësor për të mësuar gjuhët, nga spanjisht deri në hindu. Këtu janë pesë kurset kryesore dhe më popullore të gjuhëve, sipas të dhënave nga Duolingo, të renditura sipas numrit të nxënësve aktualë të regjistruar.

Lexo po ashtu:  Mekuli: "Gazetarët shqiptarë, një bandë amatorësh"

Gjermanisht për anglisht folës (8.18 milion njerëz)

Anglisht për portugezët (11.1 milion)

Frëngjisht për anglishtfolësit (14.4 milion)

Spanjisht për anglishtfolësit (25.8 milion)

Anglisht për spanjishtfolësit (28.6 milion)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *