Serbia princore, mbretërore dhe republikane – federale, me kohë i kishte të gjitha programet zyrtare për ta shpronsuar, shpërngulur dhe shfarosur popullin shqiptar, në mënyrë që të shtrihet në pjesën Jugore të Adriatikut.

Këtë politikë ekspanzioniste më së miri e sqarojnë programet fashiste serbe që MekuliPress i ka të renditura si më poshtë:

  • Vuk Stefanoviq Karaxhiq, Serbët të gjithë dhe gjithëkund (Srbi svi i svuda) 1836;
  • Ilija Garashanin, Naçertania 1844; P. M. Nenadoviq, Depërtimi në det (Prodor na more) 1881;
  • Millutin Grashanin, Zgjërimimi ndikimit Serbisë në Maqedoni dhe Kosovë (Proshirenje uticaja Serbije u Makedoniju I na Kosovu) 1885;
  • Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarosje të juej ose tonen (Do istrage vase ili nase) 1902;
  • Nikola Pasiq,Çka do Serbia ( Sta hoçe Srbija) 1910;
  • Vladan Djordje viq, Udhëzim për punë me Shqiptarë (Uput rad sa Aranutima) 1910;
  • Kushtetuta e Organizatës ( Ustav organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;
  • Rregullorja e Organizatës (Pravilnik organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;
  • Jovan Cvijiq,Çështja e Shqipërisë Veriore ( Pitanje Severne Albanije);
  • Zgjërimi territorial i Serbisë (Teritorialno sirenje Srbije) 1913 I 1919;
  • Stojan Protiq (Ballkanikus),Problemi Shqiptar (Arbanski problem) 1920;
  • Vasa Çubriloviq,Shpërngulja e Shqiptarëve ( Iseljavanje Aranuta) 1937;
  • Konventa për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi (Konvencija za iseljavanje Aranbuta u Tursku) 1938;
  • Ivo Andriq,Problemi shqiptar (Albanski problem) 1939;
  • Stevan Moleviq,Serbia homogjene (Homogena Srbija) 1941; Drazha Mihajloviq, Shfarosja e muslimanëve (Likvidacija muslimana) 1942;
  • Vasa Çubriloviq, Pakicat në Jugosllavi (Manjine u Jugosllaviji) 1944;
  • J. B. Tito-F. Kyprili, Marrëveshja xhentelmene (Xhetelmen dogovor) 1953;
  • Draza Markoviq ,  Libri I Klatërt (Plava kniga) 1976;
  • Paltforma politike për Kosovë (Politiçka Paltforma za Kosovo) 1981;Memorandumi i Akademisë Serbiane (Memorandum SANU) 1986;
  • Programi Jugosllav për Kosovën ( Jugoslovenski Program mera I aktivnosti za zaustavljanje iseljavanja Srba i Crnogoraca sa Kosova i povratak onih koji su ga napustili, dolazak svih kjoi zele da zive I rade na Kosovu) 1988 (ky dok. ishte Naçertania e dytë serbiane me ndihmën e tërë Jugosllavisë që po fashizihej);
  • Kolonizmi i katërt i Kosovës (Çetverta kolonizaia Kosova) 1988-1994;
  • S. Milloseviq,Koridoret shfarosëse (Koridori istrebljenja) 1995.
Lexo po ashtu:  Iu lakua emri si i përfshirë në skandalin 'Brezovica', reagon ndaj shpifjeve Veton Surroi

Në bazë të këtyre programeve kush ka sot të drejtë sërish të tregtojë me kufijtë e Kosovës, më së pakut që të thuhet dihet se nuk e njeh historinë tragjike të këtij populli të përgjakur nga shteti serb.

Këto programe tregojnë sa e vështirë ishte e kaluara, por që e japin një mesazh se si nuk duhet të punohet. Japin mesazh se kur sllavët, sidmos Malazezët, Kroatët, Maqedonët, nuk munden të jetojnë me serbët, atëherë si të jetojnë në një shtet shqiptarët, ngrehë pyetjen e pavarura MekuliPress.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *