Nga Gëzim Mekuli

1878 – 2022

Gazetaria shqiptare sot është mbushur plot me dezinformata dhe ngarkesa ideologjike. Media jonë është e robëruar. Gazetarët shqiptarë, mendësia e tyre, mënyra e të menduarit dhe bindjet e tyre, janë të rrethuar nga zinxhirët e skllavërisë mendore. Ata nuk janë të lirë. U mungon guximi të mendojnë vetë e të gjykojnë vetë; për gazetarët shqiptarë mendon dhe gjykon dikush tjetër. Flasin dhe shkruajnë për ta të tjerët, si në kohët feudale. Gazetarët shqiptarë “duhet” të mendojnë dhe të shkruajnë ashtu si u thotë padroni i tyre, shefi, ambasada ose ideologjia që i kontrollon.

Pse e them këtë, dhe pse mendoj kështu, të nderuar lexues?

E them sepse këta manipulojnë edhe me ngjarjet historike. Ja si shkruajnë ata për demonstratat e popullit shqiptar dhe për rezistencën aktive të studentëve shqiptarë më 1 tetor 1997:

a. “Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në formësimin e shoqërisë kosovare. Kanë kaluar 24 vite që kur studentët e Universitetit Paralel të Prishtinës protestuan për të drejtat e tyre dhe për të drejtat e njeriut kosovar.”

Lexo po ashtu:  Manifestimi mbarëkombëtar shqiptar ‘Dita e Plisit’ shënon edicionin e gjashtë

b. “Protesta e kosovarëve”

c. “U organizuan kosovarët për protestë”, etj., etj.

Pyetje për ju, të dashur lexues:

  1. A ishin protestat dhe rezistenca e shqiptarëve në ish-Jugosllavi kundër okupimit serb një luftë për të formuar shoqërinë kosovare, apo për të mbrojtur identitetin dhe lirinë e popullit shqiptar?
  2. A ishin protestat e studentëve shqiptarë kundër dhunës dhe okupimit serb për të drejtat e njeriut kosovar, apo për të drejtat e njeriut, dhe mbi të gjitha për të drejtat e njeriut shqiptar?
  3. Pse Serbia përmendet kaq pak, fare pak, ose aspak, nga këta gazetarë si shkak i daljes në protesta të studentëve shqiptarë? A nuk është kjo zhgënjyese dhe kapituluese?

Të nderuar lexues,

Sipas këtyre gazetarëve, populli shqiptar po zbërthehet në “njeri kosovar”.

Pse po rehabilitohet Serbia përpara syve tanë? Pse mediat shqipe e kanë kaq të vështirë të përdorin shprehjen “shqiptar” në kontekstin politik? Pse po mundohet të fshihet nga kujtesa kolektive fakti se ishte populli shqiptar ai që u shtyp nga Serbia gjatë viteve 1887-1999? Dhe sot, identiteti shqiptar po sulmohet, po torturohet dhe po ofendohet ende nga Serbia e vitit 2024.

Lexo po ashtu:  Naum Veqilharxhi, 223 vjet nga lindja e autorit të abetares së parë Shqipe

Sot, përveç informimit dhe lajmeve, mediat kanë marrë edhe rolin e edukimit, të kulturës dhe të arsimit. Kush po (ç)edukon dhe kush po (keq)informon shqiptarin në trojet e ish-Jugosllavisë?

Kjo është pyetja që kërkon një përgjigje shkencore, të nderuar lexues.

Konsekuent deri në fund: Unë ngre shqetësime të thella dhe të drejtpërdrejta për rolin e gazetarisë shqiptare në manipulimin e historisë dhe identitetit kombëtar. Unë i bëjë thirrje publikut për të qenë vigjilent dhe kritik ndaj kësaj qasjeje propagandistike e manipuluese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *