Shantazh do të thotë frikësim.

Kush po tutet këtu dhe pse po tutet!

Çfarë vurmaku ka Lumir Abdixhiku?

Pse po tutët prej zgjedhjeve?

Çdo gjë po ndodh para kamerave.

Publikisht.

Ku ka shantazh publik?

Shantazh është kur kërkon ose kur e frikëson opozitën, e shtrëngon me zor, kërkon benefite apo pare nga opozita, për të plotësuar një kërkesë të papranueshme nga ana e saj, për të mos ia zbuluar ndonjë informatë që do ta shkatërronte.

Shqiptarët flasin fjalë të mëdha dhe përdorin terminologji të gabuar.

Kur thua ‘jam i shantazhuar’ e lajmëron policinë.

Se shantazhi ndalohet me ligj.

Shantazhe publike nuk ka.

Pyetja është kjo: Pse Ti Ligjin për Zgjedhje e konsideron shantazh,

pse diasporën e konsideron si sekret në duart e Albin Kurtit;

Pse e konsideron diasporën ‘armike’ të opozitēs.

A ka trishtim më të madh sesa që Ligji për Zgjedhje të konsiderohet shantazh!

Ligji nuk është i panjohur për ju, ju e dini përmendësh atë Ligj me të cilin të gjithë pajtoheni, u pëlqen, por po tutëni prej tij.

Lexo po ashtu:  Si u bënë shqiptarët e Dropullit grekë, rasti i Vasil Zotos-Molosos

Mjerim!

Pse mendon Ti se ia sheh sherrin diasporës!

Dhe pse mendon se zgjedhjet janë dënim për ty!

Pse mendon se zgjedhjet janë ndëshkimi i Albin Kurtit për Ty!

P.S. Me Juve që qe 20-të vjet e keni shkatërruar, e keni vjedhur dhe e keni varfëruar Kosovën, Pa kompromis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *