A e dini se studiuesi i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037) dyshonte se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar ndotjen njeri-në-njeri, ai doli me metodën e izolimit të njerëzve për 40 ditë. Ai e quajti këtë metodë al-Arba’iniya (“të dyzetat”).

Tregtarët nga Venecia dëgjuan për metodën e tij të suksesshme dhe e morën këtë njohuri, e përsëri edhe në Italinë bashkëkohore. Ata e quajtën atë “Quarantena” (“dyzet” në italisht). Kjo vjen nga fjala “karantinë”. Origjina e asaj që përdoret aktualisht në pjesën më të madhe të botës, ka origjinën e saj në botën islame.

Allahu (xheleshanuhu) thotë në Kuran: “Kush shpëton një jetë njeriu, është sikur të ketë shpëtuar tërë njerëzimin” (5:32). Edhe sot metoda e Ibn Sina shpëton mijëra, mbase miliona jetë njerëzish.

Shënim: Emri i plotë i Ibn Sina ishte Abu Ali Al-Husein Ibn Abdullah Ibn Sina Buchari. Në perëndim ai është gjithashtu i njohur me versionin Latin të emrit të tij: Avicenna.

(Huazuar)

Lexo po ashtu:  Kush të flet keq për të tjerët kur është me ty, do të flasë keq për ty kur të jetë me të tjerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *