Komisioni i Venecias ka shprehur së fundmi “keqardhjen e thellë për ndryshimet kushtetuese të ndërmarra nga shumica paralamentare”. Përmes një deklarate, Komisioni vlerëson se: ndihen të keqardhur për faktin që nuk kishte konsultime të gjera në një afat të duhur me aktorët politikë dhe organizatat joqeveritare

Ky është një koment që na kujton të gjithëve se Kushtetuta është diçka shumë serioze. Shumë më serioze sesa nevojat e shoqërisë shqiptare për të patur një rregullator të tillë. Sepse një shoqëri që sillet kështu me rregullat e veta, praktikisht nuk i do ato. Për Kushtetetutën shqiptare ka keqardhje të vazhdueshme sa herë që i bëhet një atentat në vitin 2008, me një marrëveshje të pistë Rama-Berisha, Kushtetuta ndryshoi në funksion të thjeshtimit procedurial dhe eleminimit të vedimmarrjes për kryeministrin.

Pak më vonë, pasi një pjesë e mediave dhe politikës reagoi, kryeministri i sotshëm reagoi duke kërkuar ndjesë. Me sy ulur, i ndrojtur, ky zog (anti)kushtetute tha se diçka duhej korrigjuar. Në vitin 2013, z. Rama do të përcillte këtë reagim: “Ndërkohë do të kërkojmë një shumicë kushtetuese që do të na ndihmonte t’i riktheheshim edhe dokumentit themelor të shtetit për të riparë çka koha ka provuar se nuk shkon. Por edhe ne rast se kjo shumicë nuk do të gjendet në Kuvend, ne do të provojmë se edhe brenda kornizës së sotme kushtetuese mund të kemi pushtete të ndara, institucione të pavarura, procese gjyqësore të drejta, media të lirë, qytetarë të lirë”.

Lexo po ashtu:  Vret me shumë se Koronavirusi. Alarmohen SHBA dhe Zvicra – gripi po përhapet dhe vetëm këtë sezon ka vrarë mijëra njerëz

Kanë kaluar gati 8 vjet dhe ne sot kemi një Kushtetutë që është karikaturë e çdo nocioni mbi të: një dokument ku janë shtuar dispozita me karakter udhëzues, procedurial dhe me integrim afatesh që shumë mirë përfshihen në ligje organike, ose ligje materiale apo proceduriale. Ndoshta ka ekspertë që mbrojnë çdo marrëzi, pasi edhe mbrojtja e marrëzisë kërkon po aq ekspertizë sa trajtimi i saj, por e vështirë të pranohet se kemi një ligj themeltar të kthyer në derexhenë e tanishme.

Kjo e Komisionit të Venecias është episodi i fundit në serinë e atentateve ndaj Kushtetutës që mbajnë firmën e një njeriu të vetëm: Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *