Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Projektligji për Ushqim, janë tri projektligjet të cilat janë miratuar në seancën plenare të ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës.

Në mungesë të deputetëve nga komuniteti serb, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nuk është hedhur në votim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi se për këtë projektligj kërkohet që patjetër të votohet edhe prej deputetëve serbë.

“Lidhur me këto të mbeturat, e kemi pasur votimin në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mirëpo ky është ligj i karakterit vital, që quhet në Republikën e Kosovës. Prandaj, patjetër duhet të votohet edhe prej deputetëve të komunitetit serb, kështu që meqenëse ata nuk janë të pranishëm e lëmë këtë projektligj”, theksoi ai.

Fillimisht për votimin e tri projektligjeve të cekura më lartë nuk pati kuorum, dhe ato u votuan në tentativën e tretë.

Lexo po ashtu:  Amerika alarmon në Gjermani: Huawei përbën kërcënim për NATO’n

Për këtë kryeparlamentari Konjufca, kërkoi nga deputetët e mazhorancës që mos të tallën.

“Sërish nuk kemi kuorum, mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligje të tjera”, tha Konjufca.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *