Sony ende nuk ka zyrtarizuar asgjë në lidhje me pajisjen e gjeneratës së ardhshme ‘PlayStation’, por kjo nuk ka ndaluar analistat të parashikojnë specifikat e ‘PlayStation 5’.

Instituti i Hulumtimeve Hideki Yasuna Ace supozon se pajisja do dalë në nëntor të vitit 2020.

Firma gjithashtu parashikoi se do të shitet me një çmim prej 445 eurosh.

Studiuesit gjithashtu parashikojnë se ‘PlayStation 5’ do të shesë më shumë se 21 milionë njësi deri në mars të vitit 2022.

Sa për referencë, Sony ka postuar rezultatet e fundvitit muaj më parë. Deri më 31 mars të këtij viti, PlayStation 4 ka shitur 96.8 milionë njësi gjatë.

Sony ka paralajmëruar se një risi tjetër që do sjellë pajisja është luajtja e të gjitha lojërave nga gjeneratat e mëparshme të ‘Playstation’.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Cilën kafshë të pushtetit zgjidhni? Zbuloni një të vërtetë të madhe për veten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *