Avokati dhe ish këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshme.

Kjo ministri kishte sjellë shumë mospajtime mes palëve. VV kishe kërkuar ta ketë edhe këtë ministri, por LDK kishte kundërshtuar duke thënë se pasi VV ka drejtësinë, për balancë pushteti duhet qe ata ta kenë këtë resor.

Sipas burimeve, marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së parashesh edhe rritjen e ministrive.

“Kryetare e Kuvendit do të jetë Vjosa Osmani. Konjufca ministër i Punëve të Jashtme”.

“Ministritë janë paraparë 6 më 6 për të dy këto subjekte, ndërkaq pritjet janë që 3 ministri të mbesin për minoritetet”, ka thënë një zyrtar i afërt me negociatat. Pra numri i ministrive shtohet në ministrive në 15, e jo 12 sa kishin premtuar. Madje e kishin pasur si një nga kauzat kryesore.

LDK tashmë ka gati edhe emrat e dy ministrave nga radhët e saj. Avdullah Hoti pritet të jetë Zëvendëskryeministër i Parë, Lumir Abdixhiku pritet të emërohet Ministër i Infrastrukturës, ndërkaq Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes.

Lexo po ashtu:  CNN: Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019

Sipas burimeve, edhe Lutfi Zharku do të jetë ministër, por ende nuk dihet se në cilin resor.

Nga VV ministra pritet të jenë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia. Për emra tjerë ende nuk dihet.

Sa i përket çështjes së presidentit, nuk ka ende ndonjë konfirmim jozyrtar apo zyrtar nëse ka dakordim tash apo është lënë të diskutohet më vonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *