Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni, sepse nuk do të zgjidhni gjë dhe çështë më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta. Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet.

Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pas fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën. Prindërit duhet t’i thonë:” mbaro të qarën dhe më pas f;asim për të gjetur zgjidhje.” Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë. Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:” mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje”.

Lexo po ashtu:  Këto janë simptomat e fshehura të anemisë, mos i injoroni

Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushojë së bërtituri. E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të asë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet . Kështu i mëson fëmijës të mendojë, të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ja dalë. Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjsimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *