A e dini se gjendja juaj fizike dhe mendore, varet nga pozicioni në të cilin flini gjumë. Ekspertët e trupit kanë renditur disa pozicione të cilët mund tu ndihmojnë që të keni një jetë aktive të nesërmen, por edhe pozicionet që nuk janë të mira.

Ja pozicionet e gjumit:

Nëse zgjoheni të lodhur nga gjumi kjo do të thotë se pozita juaj e gjumit ka qenë e parehatshme. Andaj, mësoni se cilat pozita të gjumit janë më të përshtatshme për të fjetur.

Më e mira: Në shpinë

Gjëja e parë pozitive është se eviton dhimbjen e qafës dhe shpinës, ngase mbanë në mënyrë të drejtë shpinën, qafën dhe kokën dhe gjithashtu redukton refluksin e thartirës duke e mbajtur kokën mbi barkun tuaj. Gjithashtu mbron edhe fytyrën tuaj pasiqë nuk prekët në jastëk. Problemi i vetëm i kësaj pozite është gërhitja, por nëse e keni këtë problem duhet të gjeni jastëkun e duhur.

Pozicioni i fetusit:

Pozita e fetusit është shumë e keqe për stomakun. Rritë dhimbjen e gjunjëve dhe gjithashtu bën që shpina dhe qafa juaj të mbahen në pozitë jo natyrale. Kufizon frymëmarrjen dhe është e keqe për zemrën. Megjithatë, gjatë shtatzënisë konsiderohet pozitë e mirë e gjumit.

Lexo po ashtu:  Si t'u mësoni fëmijëve të mos kenë turp nga syzet optike dhe të mësohen me to, 4 hapat që duhet të ndjekin prindërit

Fjetja në stomak:

Arsyeja e parë është sepse nuk mund të mbani shpinën në pozicion neutral. Gjithashtu mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe të kokës për shkak të presionit. Nëse ju e praktikoni këtë pozicion që është më i keqi nga të gjithë, atëherë duhet të keni jastëk shumë të hollë ose fare pa të.

Fjetja në krahë:

Kjo pozitë është e keqe për fytyrën dhe për gjoksin e zemrën. Nëse ju flini në këtë pozicion atëherë është e rëndësishme të gjeni jastëkun e përshtatshëm që mban kokën në nivel të krahut. Redukton gërhitjen dhe gjithashtu refluksin e thartirës. Është shumë e dobishme gjatë shtatzënisë dhe për qarkullimin e gjakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *