Dejka shpendi i familjes Apodidae, ku bëjnë pjesë dallëndyshet, është shpendi që qëndron më së shumti duke fluturuar, saktësisht ato fluturojnë 10 muaj pa u ulur,

Prej kohësh ishte dyshuar se ky shpend qëndronte për kohë shumë të gjata në fluturim pa u ulur në tokë. Mirëpo për herë të parë, hulumtuesit suedezë gjetën nëpërmjet lokalizuesve të vendosur tek 7 shpendë dejka se ato qëndrojnë për rreth 10 muaj pa u ulur asnjëherë të vetme.

Madje ato pinë ujë duke fluturuar shumë ulët me pellgjet ujore. Ato qëndrojnë vetëm 2 muaj në tokë gjatë periudhës së ndërtimit të folesë dhe çiftëzimit.

Ajo çfarë mbetet e panjohur rreth këtyre shpendëve të jashtëzakonshëm është se kur dhe se sa flenë. Për këtë të fundit shkencëtarët kanë thënë se mund të kenë trurin si të delfinit, ku gjysma fle dhe gjysma tjetër është zgjuar. Por, ka shkencëtarë të tjerë që mendojnë se dejka mundet edhe mos flenë fare gjatë periudhës që janë në fluturim.

Lexo po ashtu:  Qentë, terapia më e mirë për nostalgjinë

Ndërsa për të vegjlit e tyre që sa kanë mësuar të fluturojnë dhe dalin për herë të parë në shtegtim nuk dihen shumë gjëra veç faktit se për gati dy vjet nuk gjenden askund në tokë që të mund të studiohen.

Ky lloj shpendi ndodhet edhe në Shqipëri, ku ndoshta mund t’a keni parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *