Stevo Pendarovski, ish shefi i kabinatit të Dime Gjurev, sot kandidat për president të Maqedonisë Veriore, ka qenë përgjegjës zyrtar në kohën e ekspeditave policore kundërshqiptare në Bit Pazar, Gostivar, UT, Ladorishte etj, kujton MekuliPress.com

Kujtojmë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar shqiptarët të votojnë kandidatin maqedonas, Stevo Pendarovski, kandidat konsensual mes partisë shqiptare dhe asaj maqedonase, LSDM-së.

“Ma mirë vonë se sa asnjëherë, pasi ja më në fund u arrit me debate me konsulta dhe me këtë ne po instalojmë vlera me kandidat të përbashkët me z. Stevo Pendarovski, si kryetar dhe përfaqësues i të gjithë neve”, tha ditë më parë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell e pavarura, MekuliPress.com

Njëri nga kundërkandidatët e Pendarovskit është Blerim Reka, i vetmi kandidat shqiptar i cili deri më tani ka mbështetjen e dy partive shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Besës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

https://www.facebook.com/100005945057536/videos/1078739569000868/?t=48

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Sindroma e Beogradit” - Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk janë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *