Deri në momentin kur fëmija juaj rritet, nuk e kuptoni nëse keni bërë një punë të mirë apo keni dështuar në detyrën tuaj më të rëndësishme. Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane, fëmijët kokëfortë që sfidojnë autoritetin e prindërve kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në jetë. Nëse deri më tani u jeni trembur fëmijë kokëfortë, prisni se ç’do të ndodhë disa dekada më vonë.

Studimi zbuloi se fëmijët të cilët emërtoheshin si kokëfortë, ishin më të vendosur dhe e kishin më te qartë që në atë moshë se ç’do të bëheshin në jetë. Rezulton se thyerja e rregullave dhe kundërshtimi i autoritetit prindëror rrit fëmijë të pavarur e kryeneçë cilësi që pas dekadës së tretë të bëjnë një njeri të suksesshëm sipas psikologëve e sociologëve.

Fëmijët e tillë mund të jenë më konkurrues në klasë dhe në të ardhme do të jenë shumë të aftë në marrëveshje e negociata. Terapeutët thonë se fëmijët kokëfortë janë gjithashtu më të gatshëm të bëjnë atë që është e drejtë, në vend të asaj që bëjnë miqtë e tyre.

Lexo po ashtu:  Mërgimtarë “*sretan vam put” në kufijtë e armiqve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *