Liqeni i Badovcit është një liqen i cili ndodhet 2 km larg vendbanimeve si janë  Hajvalia  dhe  Graçanica dhe 5 km larg Prishtinës. Ky liqen është rezervuar artificial i cili furnizohet nga Lumi i Graçanicës, ai thuhet se është i vendosur mbi një kishë  dhe disa varreza

Është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.

Diga u ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizoj qytetin e Prishtinës me ujë dhe është 52 m e lartë edhe 246 m e gjerë. Ndodhet në luginën e Badovcit, në afërsi të xeherores “Rainëater”. Gjatë ndërtimit fshati Novo Selle u zhvendos sipër liqenit, kurse fshati Badovc perfundi digës. Ne liqen ndodhen të fundosura nje kishë e vjetër dhe varrezat e fshatit Novo Selle.

Liqeni ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë. Shumë afër është Hajvalia që ndodhet pothuajse në breg të liqenit. Në bregun jugor të rezervuarit përshkon rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin. Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku ka shumë pyje.

Lexo po ashtu:  Papa, arbëreshëve të Italisë: Ruajini traditat tuaja

Në kapacitet të plotë, liqeni është 3.5 kilometra i gjatë dhe 500 metra i gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër kubik ujë. Zona ujëmbledhese e liqenit është 109 km2 (42 sq mi). Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit te thatë.

Liqeni i Badovcit po ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth. Vizitohet shpesh nga peshkatarët dhe gjatë verës ka njerëz që ndalojnë këtu për pak pushime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *