“Qyteti prej kështjelle”, Zahara de la Sierra, i ndodhur në jug të Spanjës duket si vendi më fatlum, krahasuar me vendet e tjera të botës. Që prej 14 marsit, Zahara e izoloi vendin nga e gjithë pjesa tjetër e botës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Spanjë numrat e të infektuarëve rriteshin në mënyrë të frikshme.

Kryebashkiaku vendosi të lërë të hapur vetëm një nga 5 hyrjet e qytetit, duke i bërë me dije banorëve se Spanja kishte hyrë në listën e vendeve me gjendje alarmante. Që atëherë, Spanja numëron më shumë se 100,000 raste dhe 10,000 vdekje, referuar të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës, në Zahara nuk ka patur asnjë të prekur me Covid-19. Masat e marra në mënyrë drastike dhe bashkëpunimi i qytetarëve bënë që vendi t’i kursej vetes kosto të shumta. Një pjesë e mirë e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe fshatrat apo qytezat pranë saj kanë patur shumë raste me të infektuar dhe viktima.

Lexo po ashtu:  Njihuni me fshatin e qershive në Shqipëri, që prodhon mbi 1 mijë ton çdo vit

Ndërkohë në Zahara, qyteti i rrethuar me shtëpia të bardha të fortifikuara dhe pemë ulliri, s’ka asnjë shenjë pandemie. Duke qenë se është destinacion shumë i pëlqyer nga turistët e huaj, autoritetet u detyruan të largonin turistët gjermanë dhe francezë për shkak të izolimit total që iu bë vendit.

Çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është bashkëpunimi dhe devotshmëria e qytetarëve. Të gjithë janë të lumtur për rezultatin që dha durimi dhe masat e marra në kohë, në një periudhë si kjo, kur jo shumë kilometra larg tyre Spanja po lufton egër me sëmundjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *