Lacio është gjithnjë e më pranë Olivie Zhirusë. Sulmuesi 33-vjeçar i Çelsit, që është në skadencë kontrate, mund të vijë për të përforcuar sulmin e Inzagit.

Nëpërmjet agjentit Mino Raiola, është gjetur akordi me lojtarin për një pagë prej dy milionë eurosh deri në fund të këtij sezoni dhe më pas tre milionë euro në sezon deri në qershor 2022.

Edhe me Çelsin tratativa po ecën mirë. Anglezët janë të gatshëm të hapin rrugë për një shumë prej 6.5 milionë eurosh. Për sulmuesin, ndaj të cilit u interesua edhe Interi, është në garë edhe Totenhemi, por blutë nuk duan të përforcojnë një rival në kampionat. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në orët që vijojnë.

Lexo po ashtu:  Bayern Munichu me shumë mungesa në përballjen ndaj Monchegladbachut – formacionet zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *