Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.

Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UCK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zedhenës i uck-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvednit të Kosovës.

Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani “godet” fort Agim Veliun: Le të ma tregojnë derën edhe e shohim kush po del i pari - tregon nëse do largohet nga LDK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *