Gjykata e Përmetit ka dhënë pas një seance maratonë dhe që zgjati kati 10 orë vendimet për masat e sigurisë për të 31 të arrestuarit e dosjes “Mezhgorani. Trupi gjykues ka vendosur lirimin e botuesit Henri Çili dhe lënien e tij me masën “detyrim paraqitje” ndërsa për drejtorin juridik të UET-së Ilir Korbi është dhënë masa “arrest shtëpie”. Detyrim paraqitje është dhënë edhe për noteren nga Tiranqa Shpresa Gjoçaj që akuzohet se ka legjitimuar kalimin e disa pronave në emër të Çilit.

Të pranishëm në sallë ishin 30 të arrestuar, përveç biznesmenit Sait Fishta, i cili ndodhet i shtruar në spital, pasi u sëmur pas arrestimit. Gjatë seancës, botuesi Çili ka pranuar përgjimet e nxjerra si provë në gjykatë, ndërsa ka mohuar akuzat që i rëndojnë.

Sipas botuesit, përgjimet janë të vërteta dhe tregojnë bisedat që ai bën në studion e tij ligjore, që sipas Çilit funksionon për ndërmjetësime. Botuesi është shprehur se kjo ngjarje do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij. Ai është shprehur se është arrestuar pa prova.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti studentëve në Itali: Kosova nga aparteidi dhe gjenocidit sot në fener të demokracisë në Ballkanin Perëndimor

Ndërsa për sa i përket kunatit të tij, Ajdinit, Çili është shprehur se nëse ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet para ligjit. Avokatët janë shprehur në seancë se të pandehurit duhet që të paktën të ishin ndarë në tri grupe pasi nuk mund të trajtohen të gjithë bashkë pasi aty ka të ndaluar për akuza të ndryshme që nga trafiku i drogës dhe armëve deri te ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *