Ndryshimi do të thotë se ata që janë nën moshën 16 vjeç nuk mund të komunikojnë privatisht në platformë pavarësisht rrethanave. Por mund të vijojnë të publikojnë dhe të komentojnë.

Rregullorja e re e aplikacionit shumë popullor TikTok do të thotë se ata që janë nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen për të dërguar e as pranuar mesazhe direkte.

Është hera e parë që një platformë madhore e medias sociale ka bllokuar mesazhe private për adoleshentët në një shkallë globale.

Deri më sot të gjithë përdoruesit kanë mundur të dërgojnë mesazhe direkt përsa kohë llogaritë ndjekin njëri-tjetrin.

Ndryshimi do të thotë se ata që janë nën moshën 16 vjeç nuk mund të komunikojnë privatisht në platformë pavarësisht rrethanave. Por mund të vijojnë të publikojnë dhe të komentojnë.

TikTok tha se të prekurit do të njoftohen nga aplikacioni përpara se të humbasin aksesin më 30 Prill. Kufizimi është i bazuar në datën e lindjes vendosur në llogari në momentin e krijimit të saj por nuk merret përsipër asnjë verifikim nëse është ose i saktë informacioni në fjalë.

Facebook veproi në të njëjtën mënyrë me WhatsApp në Evropë duke kufizuar përdorimin e tij për ata që janë nën 16 vjeç sipas rregullores GDPR.

Lexo po ashtu:  Letra e nanës - Loçka ime, si u bane kështu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *