Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit shkakton një përgjigje imune ‘të fuqishme’ tek të moshuarit, ka treguar një studim, teksa Matt Hancock thotë se dozat e para mund të jenë gati para Krishtlindjeve.

Ai sugjeron që grupi në rrezik më të lartë nga Covid-19 mund të mbrohet nëse i jepet injeksioni eksperimental. Rezultatet e provave tregojnë se vaksina, e cila po prodhohet në masë nga AstraZenec, nxiti çlirimin e antitrupave dhe qelizave T, të cilat luf tojnë Covid-19, në moshën mbi 55 vjeç.

Ndërkohë ky zbulim në vetvete nuk dëshmon se vaksina do të funksionojë në parandalimin e infeksionit Covid-19, është një provë premtuese. Vaksina aktualisht është në fazën 3 të provës klinike. Në këto studime, njerëzve u jepet një dozë, studiuesit presin që ata të infektohen natyrshëm dhe të kontrollojnë nëse vaksina ishte e suksesshme në parandalimin e sëmundjes.

Studiuesit e saj thonë se doza mund të jetë gati deri në fund të vitit dhe të shtrihet masivisht në pranverë në 2021, raportojnë mediat britanike.

Lexo po ashtu:  SHQETËSUESE! Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *