Kanë rezultuar negativë 95 persona të cilët po qëndrojnë të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve.

Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se grupi në fjalë lirohet sot në shtëpi.

” Karantina- COVID19 Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!Nesër (e dielë) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi“, ka shkruar Sadiku.

Ndryshe, numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 23 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu:  Analiza/ Çfarë po ndodh me bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *