• Kosova e ka nënshkruan kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) për fabrikën e municioneve.
  • Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.
  • “Sapo nënshkruam kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), me të cilën po vendosim themelet e industrisë sonë të mbrojtjes”, ka shkruar Kurti.
  • Njoftimi i plotë i Kurtit:
  • Sapo nënshkruam kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), me të cilën po vendosim themelet e industrisë sonë të mbrojtjes.
  • MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.
  • Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore.

Lexo po ashtu:  Arrijnë 4000 dosje nga Gjykata Speciale. Gucati: "Çka jonë dhe çka ka nuk e dimë”