Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, kanë marrë pjesë në ceremoninë e parë të ndarjes së granteve kombëtare në Kosovë, si pjesë e Fondit të Sfidës Rajonale (RCF).

Sipas kumtesës së MAShTI-it, nga 26 aplikacione në këtë thirrje, Kosova arriti që të përfitojë rreth 3 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese, përmes 6 aplikimeve fituese.

“Me rezultatin e arritur Kosova llogaritet si shtet që ka thithur më së shumti fonde, marrë parasysh madhësinë e shtetit, numrin e popullsisë, si dhe nivelin e zhvillimit ekonomik”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Me këtë rast, ministrja Nagavci tha se edhe pse Kosova ka pasur një zhvillim ekonomik pozitiv që nga pas lufta, AAP nuk ka arritur të zhvillohet dhe avancohet në mënyrë që t’i mbulojë nevojat e ekonomisë me punëtorë të kualifikuar.

Sipas ministres, një ndër shkaqet kyesore që ka ndikuar në këtë situatë, është edhe komunikimi dhe bashkëpunimi i dobët në mes të Institucioneve të AAP dhe ndërmarrjeve.

Lexo po ashtu:  Lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *