Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga vet pacientët, dje janë shëruar edhe dy pacientë nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Konfirmimin e kanë bërë pacientët dhe familjarët, në bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar të dy pacientët, ndërsa pacientëve të tjerë ju ka uruar shërim të shpejt.

Bazuar në rekomandimet e OBSH-së, kur dy teste dalin negative në distancën kohore prej një dite, atëherë konsiderohen të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, është 17 persona.

Lexo po ashtu:  Filloi Java Çame, “I love Çamëria” vendoset në Sheshin Skënderbej në Tiranë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *