UNICEF ka njoftuar se brenda pak ditëve në Kosovë do të arrijnë edhe 100 mijë doza të tjera të vaksinave kundër Covid-19.

Në njoftim nuk është cekur dita e saktë kur do të arrijnë këto doza, por thuhet se kjo do të ndodhë në ditët në vijim.

“Që nga arritja e kontigjentit të parë prej 24,000 dozave të vaksinave COVID-19 në muajin mars, Kosova ka pranuar në total 62,400 doza të vaksinës përmes COVAX Facility.
Në ditët në vijim pritet të arrijnë në Kosovë përmes COVAX Facility edhe 100,620 doza tjera të vaksinës COVID-19″ thuhet në njoftimin e UNICEF

Lexo po ashtu:  5 gjërat më të rëndësishme nga dita e parë e takimit Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *