Muajin e kaluar Wuhan në provincën Hubei të kinës ishte dërrmuar nga pandemia e korona virusit të ri me mijëra raste të reja të raportuara çdo ditë, autoritetet kineze raportuan të enjten se në këtë qytet dhe rrethinë e tij nuk ka raste të reja.

Autoritetet kineze nuk kanë raportuar raste të reja në Wuhan por raportuan 8 vdekje shtesë nga pandemia.

Wuhan ka qenë i mbyllur për qarkullim që nga janari, e zyrtarët po lëvizin drejt lehtësimi të restrikcioneve të qarkullimit por vetëm në rrethinën e provincës Hubei dhe shumica e postblloqeve do të hiqen. Wuhan do të mbetet i shkëputur ku vetëm një leje speciale mundëson udhëtimin brenda apo jashtë qytetit.

Largimi i karantinës do të largohet nga Wuhan vetëm nëse nuk raportohen raste të reja të Covid-19 për dy javë rresht, që mund të ndodhë muajin e ardhshëm.

Pandemia që nisi në Wuhan nga korona virusi i ri ka 218910 raste të infektimit me korona virusin e ri dhe ka rezultuar me 8925 vdekje të regjistruara sipas shënimeve të fundit, shumica prej tyre në Kinë, Itali dhe Iran.

Lexo po ashtu:  Edhe një doktor shkence i bashkohet Vetëvendosjes

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se pandemia mund të shkaktoj humbjen e afërsisht 25 milion vende pune në botë.

Edhe pse Kina ka ende rastin më të madh të raportuar të rasteve shumica e pacientëve janë shëruar. Edhe pse ka që dyshojnë në shifrat e pushtetit autoritar komunist për shkak të qasjes fillestare të tyre ndaj epidemisë dhe përvojës së kaluar dhe përpjekjeve të tanishme për të ruajtur reputacionin e tyre.

Pandemia ka lëvizur dhe epiqendra është bartur në Europë, ku Italia është më e goditura dhe po i afrohet shifrave të Kinës, me 2900 vdekje të regjistruara gjithsej, 475 vetëm ditën e mërkurë. Totali në Kinë është regjistruar rreth 3200. Irani eshtre goditur rëndë po ashtu me më shumë se 1100 raste të vdekjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *