Është një diskutim i gjatë lidhur me këtë temë: cila është periudha më e mirë, cila është më higjienike, në mëngjes apo në mbrëmje? A duhet t’i lash flokët çdo ditë ose disa herë në javë? Në krye të kësaj çështjeje ka debat të vazhdueshëm, edhe me kohën se kur duhet t’i lash flokët. Disa favorizojnë rutinën e larjes në mëngjes, ndërsa të tjerë i gëzohen çlodhjes para gjumit.

Për fat të keq, nëse je pjesë e atyre njerëve që bëjnë dush në darkë, ka disa lajme jo të mira që, me siguri, do t’ju bëjnë të ndërroni mendje dhe të ndryshoni rutinën.

Sipas Cosmopolitan UK, përgjigjja nuk zë vend për kohën në vetvete. Problemi është se kur lan flokët dhe pastaj shkon në shtrat me një kokë të lagur, u ke bërë flokëve dëme serioze.

Arsyeja është te lëvizja gjatë gjithë natës. Flokët ngatërrohen, prandaj duhet t’i rregullosh çdo mëngjes. Por dëmtimi në flokët e lagur shkakton edhe thyerje të majave dhe dobësim të tyre.

Lexo po ashtu:  Këshilla në përkujdesjen e kafshëve

“Arsyeja kryesore për të mos shkuar në shtrat me flokë të lagur janë kutikulat (shtresa e jashtme e flokëve) – një shtresë që bëhet më delikate kur laget, kështu që i dëmton më shpejt flokët”, -thotë Sally -Ann Travers, konsulente në qendrën ‘Trichologist at The Cotswold Trichology’, duke konfirmuar frikën tonë.

Travers thotë se nëse duhet t’i lash flokët para se të flesh, atëherë sigurohu që t’i thash mirë para se të shtrihesh për të fjetur, ose ndihmoji duke i lidhur lehtë bisht për të ndihmuar në mosdëmtimin e tyre dhe për të eliminuar këputjen.

Por flokët e lagur janë me rrezik edhe për shfaqjen e irritimeve të ndryshme të lëkurës, të cilat shkaktojnë dëmtime të skalpit dhe krijimin e zbokthit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *