”Aktuellt”, lajmet qendrore të Suedisë në orën 21:00, e kishte të ftuar profesorin universitar IVAN GUSIC. Intervista është përkthyer nga suedishtja në gjuhën shqipe nga Dragobie Oseku. Ata që jetojnë në Suedi kanë mundësi ta ndjekin intervistën në SVT play – Aktuellt të datës 13 mars 2023 nga minuta 30:11-35:16.

“Nëse suedezët kanë kënaqësin ta dëgjojnë Ivan G, atëherë duhet edhe publiku shqiptar ta ketë të njëjtën mundësi për një pasqyrim real, neutral e pa panik për shkaqet e marrëveshjes me Serbinë. Gjer me sot i përjetoj gjitha debatet në Kosovë si bardhë e zi, andaj ju lutem lexoni artikullin, shkruan nga Stokholmi, përkthyesja e artikullit”, Dragobie Oseku.

Lexim të këndshëm!

Gazetarja: E këtu e kemi të ftuar Ivan Gusic, politolog në Universistetin e Uppsales me specializimin e paqës. Mirë se na erdhe!

Falminderit shumë!
Gazetarja: Tani palët janë ra në ujdi për një marrëveshje dhe asgjë nuk është nënshkruar. Mosbesimi ndaj njëri tjetrit është i madh andaj shtrohet pyetja se çka mundet të përmbaj kjo marrëveshje, nëse arrihet?

Përgjegjja është e thjeshtë: A S GJ Ë. Nga arsyeja e thjeshtë sepse në njërën anë kemi të dy palët; Serbia edhe Kosova, që nuk janë të interesuara të bëjnë kompromise. E anën e tjetër kemi ndërmjetësin, BE edhe Borelli, nëse më lejohet të jam i sinqertë, që nuk e kanë idén se me çka po mirren edhe pse po e bëjnë këtë.

E kjo mund të përfundoj në një marrëveshje të brishtë, shumë abstrakte dhe fragmentuese, në vend se të jetë konkrete dhe përmbushëse. Andaj do të jetë e vështirë të realizohet dhe asnjëra palë, edhe nëse mirren vesh, nuk do të jetë e interesuar të përmbushin të gjitha kushtet e marrëveshjes. Ata do t´i zbatojnë vetëm ato që iu përshtaten. Njëra palë do t´i zbatoj ato që i pëlqen edhe pala tjetër do të bëj të njëjtën, e këto nuk përputhen.

Gazetarja: Dhe kjo përfund në asgjë andaj vjen pyetja pse po mundohen të gjejnë zgjidhjen, përse po mundohet BE?

Lexo po ashtu:  Pse vjedhin njerëzit e pasur?

Nëse më lejohet të jem i sjellshëm, sepse BE, nën hije e luftës së Ukraines, iu ra ndërmend që kanë një konflikt ngjashmëm në Evropen e tyre. Serbia, fqinja e fortë, e Kosova, fqinja tjetër pak më e brishtë, që nuk e pranon pavarësinë dhe ka një rrezik të vogël për nxitje të luftës. Andaj BE mundohet, kështu, si e sapozgjuar nga gjumi, ta ul këtë rrezik.

Gazetarja: Ky ishte versioni më i sjellshëm.

Nëse jam pak më i ashpër e cinik, kjo është një resumé e mirë për Borellin personalisht, e do të dukej mirë në CV-në e tij që ia arriti ta përfundoj marrëveshjen. Na duhet ta mbajmë në mend që ai (Borrelli) është personi i tretë, i rangut më të lartë i BE-së, që po mundohet t´ ia arrij një marrëveshje. E ky s´do të jetë as i pari e as dyti bile as i treti. Ne kemi përfunduar së numëruari në kohën e fundit.

Gazetarja: Po a, e konflikti ka zgjatur një kohë të gjatë. Pse është kaq e vështirë ta gjejnë një zgjidhje?

Lexo po ashtu:  – N’daq me gzue t’bukrën liri / mos shkel fis, as mik, as fe / pse n’kto sheja bota mbarë. / na dallon se jem shqiptarë…

Sepse të dy palët, apo më mirë të themi, të dy udhëheqësit e vendeve kanë në diametri interesa të ndryshme. Serbia e sheh Kosovën si vendin i tyre edhe po mundohet t´a eliminoj, aq sa mundet, pavarsinë e Kosovës përmes serbëve që jetojnë në Kosovë. Në anën tjetër, Kosova e sheh vetën si shtet i pavarur dhe po mundohet t´ia ul armiqësinë edhe mundësin e ndikimit në çështjet e brendshme shtetërore. Edhe ky është problemi kryesor: sa herë Kosova përparon e dëshmon vetvetën, kjo do të jetë problem për Serbinë edhe e kundërta. Andaj nuk do të ndodhë asgjë.

Gazetarja: sa është e ngjashme që rreziku eskalon e mund të përfundoj në luftë?

Që eskalon në një konflikt me armë edhe ka gjuatje aty-këtu, kjo është e mundshme, e vockël por e mundshme. Por që përfundon në një luftë e armatosur është e pamundshme edhe e pa e imagjinuar. Kosova nuk ka ushtri të vetën por ka KFOR-in, trupat e Natos, që e mbron kufirin. Po të nis lufta mes Kosovës edhe Serbisë atëherë do të jetë një luftë mes Serbisë e Natos.

Gazetarja: E kjo nuk do të ishte e mundshme, po mendon ti a?
Jo pra edhe qesh?

Lexo po ashtu:  Përgjigje pyetjes së Pr. Dr. Elmas Lecit

Gazetarja: Cfarë do të duhej ndryshuar për t´ia arritur këtij qëllimi, dukshëm që BE nuk beson, apo cka mund të bëjmë për t´ju afruar më afër zgjidhjess së konfliktit?

Nëse fillojmë nga poshtë e lartë e t´i lejojmë njërëzit e thjeshtë të jetojnë jetën e tyre, unë besoj se shumëcka mund të ndodhte. Unë e kam ndjekur një kohë të gjatë edhe shoh një përparim të dukshëm nëpërmes grupeve etnike. Por këto po cbëhen gjithë kohës nga palët e jashtme sepse i shfrytëzojnë qytetarët si piunin e shahut në politiken e tyre.

Gazetarja: Andaj do të duhej politikanj të rinj, nëse bën të bëhet një përmbledhje?

Po duhen, mbi të gjithash politikan progresiv. Ne duhet ta mbajmë në mend që Vuçiqi, që shpesh herë e lavdërojnë si demokrat, ishte ministër i një partie të djadhtë ekstreme të Millosheviqit gjatë luftës. Serbia ende nuk është përballur me luftën e saj të përgjakshme të viteve të fundit.

Gazetarja: Edhe Kurti ishte aktiv?
Edhe Kurti ishte por ai nuk e ka aspak emrin e njëllosurr ose namin e keq si kundërshtari i tij. Por është një aktivist e udhëheqës i protestave, e andaj është më pak i dhënë ndaj kompromiseve.

Gazetarja: Këtu e përfundojmë e të falenderojmë!

 

Linku i lajmeve qëndrore të Suedise e keni më poshtë:

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *