Nga Reuters te Financial Times: Mediat në mbarë botën kanë raportuar se ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëhet ministri i ri i Financave i Norvegjisë.

Jens Stoltenberg, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-kryeministër i Norvegjisë, është emëruar si ministri i ri i Financave në Norvegji, duke shënuar një rikthim të papritur në politikën norvegjeze. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Financial Times e përshkruan këtë si një “rikthim të papritur në frontin e politikës norvegjeze”.

Reuters thekson se Stoltenberg mund të shërbejë si “pëshpëritësi i Trump-it” për Norvegjinë, duke ndihmuar vendin në rast të një lufte të mundshme tregtare me SHBA-në. Gjatë mandatit të tij në NATO, Stoltenberg zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke u bërë një ndërmjetës rëndësishëm mes Trump-it dhe aleatëve të NATO-s, citon Reutes, MekuliPress.com

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) vëren se lidhjet e Stoltenberg me Trump mund të jenë të dobishme për Norvegjinë, një vend që nuk është anëtar i BE-së dhe ka një ekonomi të hapur dhe të varur nga tregtia, nëse shpërthen një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Evropës.

Lexo po ashtu:  Sa bukur! Tiranë-Durrës për 22 minuta, drejt përfundimit traseja hekurudhore për vendosjen e shinave (FOTOT)

Emërmi i Stoltenbergut vjen në një kohë kur qeveria norvegjeze po përballet me sfida të mëdha, përfshirë tensionet globale tregtare dhe nevojën për të forcuar ekonominë e saj të varur nga eksportet. Përvoja e tij si diplomat dhe negociator pritet të jetë një aset i çmuar për qeverinë aktuale.

Përveç kësaj, kthimi i tij në politikën norvegjeze mund të japë një shtysë të nevojshme për Partinë e Punës përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Si një figurë popullore dhe me përvojë, Stoltenberg mund të ndikojë në rritjen e mbështetjes për partinë dhe në adresimin e sfidave me të cilat përballet vendi.

Në përgjithësi, rikthimi i Jens Stoltenbergut në politikën norvegjeze shihet si një zhvillim pozitiv, duke sjellë përvojë dhe udhëheqje në një kohë sfidash të mëdha për Norvegjinë.