Ka qarkulluar sot një lajm mbi qëndrimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me korrespondentë politikë në Bruksel, sipas të cilit ajo shfaqet me një ton pajtes me faktorin ndërkombëtar perëndimor.

E para, kjo nuk ka pse të përjashtohet të jetë një strategji e dyshes që qeversi Kosovën, për të shmangur izolimin e qëllimshëm të Kryeministrit Albin Kurti dhe për të neutralizuar lojën e aktorëve të ndryshëm diplomatikë për ta presuar deri në dorëzim ndaj Kosovës. Nga ana e vet Osmani po ashtu vuri në dukje se ka shumë zhgënjim për mënyrën si po ecën dialogu.

Së dyti, lajmi është në ftesën e Osmanit për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në komunat e Veriut, por në mënyrë të lirë dhe pa ndërhyrjen e Serbisë.

Ne kemi kërkuar mbështetjen e partnerëve tanë për t’u siguruar që Serbia të mos ndërhyjë në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e një vendi tjetër, siç bëri herën e kaluar, dhe që të mos u bëjë presion serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje, ka thënë ndër të tjera ajo, duke theksuar se për tërheqjen e policisë do të vendoset pasi të bëhet një vlerësim nga KFOR dhe EULEX.

Lexo po ashtu:  Komuniteti shqiptar në Austri nderon viktimat e sulmit terrorist të 2 nëntorit

Në këtë kuadër qëndrimi i vendosur për datën e zgjedhjeve të reja lidhet me faktin e vënë në dukje disa herë nga Kurti, se Lista Serbe figuron si e vetmja parti përfaqësuese e serbëve të Kosovës, përmes një presioni unifikues dhe shtrëngues të Beogradit që nuk do të lejojë shpërndarjen apo pluralizmin e pushtetit te njerëzit e vet në Kosovë. Ndaj nëse komuniteti ndërkombëtar nuk jep garanci sigurie për zgjedhje të lira, realisht të pandikuara nga presioni i Beogradit, Prishtina nuk ka asnjë arsye të lëshojë pe në këtë situatë për të lejuar që Vuçiç të konfirmohet si aktor dominues mes serbëve në Kosovë, e mandej të rifillojë lojën e tij. Teknikisht kërkesa e Prishtinës është që Perëndimi të presojë që edhe serbët e Kosovës të lejohen të funksionojnë si komunitet demokratik.

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *