A e sillni ndërmend fëmijërinë dhe shijen e mrekullueshme të lajthive të njoma? Ju kujtohet teksa mundoheshit t’i zhvishnit nga gjethet dhe me gur t’i çanit për të marrë frutin magjik? Kujtimet mund të fashiten por shija e lajthive të njoma jo, ndonëse tani jemi më shumë të mësuar me shijen e lajthive të thata. Por kjo është periudha e parë kur lajthitë e para të njoma dhe të freskëta sapo janë këputur nga pemishtet dhe gjenden në koshat e tregjeve të fshatarëve. Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish të cilat kur janë të njoma ofrojnë vlera pafund për konsumatorët.

Sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë? Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave shkencore, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%, kjo bazuar në shifrat e Organizatës Botërore të Ushqimit. Burim i shkëlqyer me Omega-3 dhe mbrojnë shëndetin e zemrës Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, të kënaq shpirtin siç i themi ne, por edhe na bën mirë. Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%.

Lexo po ashtu:  5 hapat për një fytyrë të pastër

Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër. Ngrënia e tyre ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin. Lajthitë e njoma, magjike për shëndetin e trurit Shumë studime të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë se ngrënia e lajthive të njoma përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës. Thënë shkurt, lajthitë janë një ushqim fantastik i jetëgjatësisë. Mrekulli për shëndetin e mirë të gjakut Lajthitë janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes të sëmundjeve të gjakut.

Ndihmojnë fort sistemin nervor Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave.Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor. Lajthitë e njoma mbështesin mirë shtatëzanitë Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

Lexo po ashtu:  Disa fakte psikologjike më interesante, që do ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *