Dalai Lama, budisti më i respektuar në botë, thoshte me të drejtë:

“Çfarë më habit?
Njeriu, sepse sakrifikon shëndetin për të bërë para dhe pastaj sakrifikon paratë për shëndetin.
Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen.
Nuk jeton dot as sot as nesër.
Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet.”

Dalai Lama (Tenzin Gyatso apo Lhamo Dhondup- emri i fëmijërisë). Dalai Lama, kryemurgu i budizmit, ndryshe nga pasardhësit e tij, arriti një nivel dhe famë të paparë.

U bë mësuesi më i famshëm dhe më i respektuari budist në botë. Përgjithësisht për angazhimin e tij si ndaj jodhunës, poashtu dhe ndaj kauzës për lirinë e Tibetit.

Duke e përshkruar veten si një murg i thjeshtë budist, ai ka udhëtuar në më shumë se 67 vende në 6 kontinente. Ka marrë mbi 150 çmime dhe dekorata nderi. Gjithashtu ka qenë autor ose bashkëautor i më shumë se 100 librave.

Në vitin 1989 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e tij paqësore për çlirimin e Tibetit.

Lexo po ashtu:  Komplimento, përqafo, dhuro dashuri! Bota ka nevojë për ndjenja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *