Intelektuali e ish-udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, sapo është shprehur në publik se “sot do shkoj në protestë para kryeministrisë kundër projektit të Novi Sadit për botën serbe, të ashtuquajtur “Open Balkan”.

Ja fjala e tij publike median sociale Facebook:

“Pa ndjekur skenarin e qëllimet e Sali Berishës që ka planifikuar ta nisë protestën e sotme te Selia e PD-së, duke e ditur që ai ka ndërruar mendje disa herë lidhur me “Open Balkan” dhe se motivet e tij për këtë protestë nuk janë të pastra, në pamundësi për ta organizuar vetë sot një protestë kundër vizitës në Shqipëri të kriminelit të luftës të papenduar Aleksandar Vuçiç, në mungesë të thirrjeve të tjera për të protestuar kundër politikave dhe vizitës së Vuçiçit, në kundërshtim të insistimit të Edi Ramës për të ecur para me këtë projekt, sot do shkoj në protestë para kryeministrisë kundër projektit të Novi Sadit për botën serbe, të ashtuquajtur “Open Balkan”.”

Lexo po ashtu:  Presidenti serb: Demokratët amerikanë duan që Serbia ta njohë Kosovën, shpresat i kemi te Trumpi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *