Paralajmëron Perëndimin
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëron vendet perëndimore që të mos furnizojnë Ukrainën me armë dhe municione nëse duan t’i jepet fund luftës.

“Nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë vërtet të interesuara për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, atëherë, para së gjithash, këta duhet të ndalojnë furnizimin e regjimit me armë dhe municione në Kiev ”, ka thënë ministri i jashtëm rus, Lavrov në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, përcjellë MekuliPress.

Ministri i Jashtëm rus pretendon se “operacionet speciale” të Rusisë në Ukrainë po shkojnë saktësisht sipas planit dhe ai gjithashtu thotë se Moska është në gjendje të rregullojë ekonominë e saj për të përmbushur çdo “masë armiqësore” nga ana e Perëndimit.

Sipas Lavrov, Rusia gradualisht do t’i thotë lamtumirë dollarit amerikan dhe do të bëhet më pak e varur nga importet, si dhe do të fokusohet më shumë në pavarësinë teknologjike, thotë ai.

Lexo po ashtu:  Vijon restaurimi i Kishës së Skënderbeut në Kepin e Rodonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *