Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, me 46 nënshkrime të deputetëve. Nga LDK’ja nënshkrimet nuk i kanë dhënë deputetët, Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli.

Se do t’i dorëzonin nënshkrimet sot, ka njoftuar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi. Megjithatë, nga partia e Isa Mustafës kanë deklaruar se do të presin reflektim nga kryeministrit Albin Kurti deri në fund të orarit zyrtar.

LDK’ja për mocionin ka marrë mbështetje deri më tani nga tri parti opozitare, AAK, Nisma dhe AKR.

PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së.

Për të kaluar mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti, Lidhjes Demokratike iu duhen 61 vota.

Lexo po ashtu:  Huawei dhe 5G provokojnë krizë në "marrëdhënien speciale" SHBA-Britani e Madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *