Sead Zimeri

Unë besoj që LDK-ja është më e keqe se PDK-ja. Këta të fundit janë hajna e kriminelë ordinerë. Kjo është e ditur nga të gjithë. Por LDK-ja është ambivalente, nuk janë hajna sa ata të PDK-së por nuk e kanë problem të bëjnë koalicion me ta nëse kjo u siguron pushtetin.

Refuzimi i tyre që të bëjnë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen bazohet pikërisht në kalkulime strategjike por joparimare të këtilla: presin deri sa ta gjejnë atë që është më i dobët se ata vetë e të bëjnë koalicion me ta, jo detyrimisht që ta mundin Vetëvendosjen por që të jenë në pushtet. Ska kurrgjë parimore tek ata. Është politikë e pastër grabitqare. Refuzimi i tyre për t’u bërë bashkë me Vetëvendosjen nuk është parimor apo ideologjik, por instrumental për pushtet. Dhe është kjo cilësi që e bën LDK-në jo vetëm më të paparashikueshme por edhe më të rrezikshme sepse ata ka gjasa t’i japin legjitimitet partive tërësisht të korruptuara tjera./MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Shkarkohet Bordin i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *