“Le Temps” ka botuar të mërkurën e 26 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me familjen mbretërore shqiptare, e gjendur asokohe në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë patur në plan të vizitonin Bergen-in dhe fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë, por gjendja shëndetësore e djalit të tyre, Lekës, i ka detyruar ata të heqin dorë nga ky projekt.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë te gazetës franceze:

Norvegji

Udhëtimet e mbretit Zog

Na telegrafojnë nga Oslo :

Mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre, të cilët gjenden tashmë në Oslo, synonin të bënin një udhëtim në Bergen dhe në fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë.

Për arsye shëndetësore të djalit të tyre, ish-sovranët hoqën dorë nga ky projekt. Ata do të largohen për në Francë brenda pak ditësh, por mbreti Zog ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer së shpejti në Norvegji për të vizituar bregun perëndimor.

Na telegrafojnë nga Tirana :

Lexo po ashtu:  Shpërndaje! Hon. Engel: 20 years after the war in Kosova, justice has yet to be achieved

Një komision i kryesuar nga komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë mbretërore sapo ka vendosur të sekuestrojë dhe konfiskojë të gjithë pasurinë e Ahmet Zogut, ish-mbretit të Shqipërisë dhe këshilltarëve të tij kryesorë.

Deklarohet se ky vendim justifikohet nga fakti se mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e tij “kanë pasur një aktivitet anti – kombëtar”./ Aurenc Bebja /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *