Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.

Nje dite nje i ri ishte duke gjuajtur neper male,ku nje shqiponje fluturoi mbi te duke rrahur fort krahet dhe ndaloi ne nje shkemb. Shqiponja ishe shume e madhe dhe mbante nje gjarper ne sqepin e saj. Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkemb dhe ndaloi aty ku kishte folene e saj. Djaloshi i ri kerceu mbi shkemb dhe vuri re se ne fole ishte nje shqiponjez e vogel qe po luante me gjarperin e ngordhur. Por gjarperi nuk ishte fare i ngordhur. Ne ate cast gjarperi ngre koken dhe u pozicionua gati per te pickuar shqiponjezen e vogel me dhembet e tij helmues.
Djaloshi nxorri ne cast harkun dhe shigjeten dhe qellon mbi gjarperin per vdekje. Me pas e mori shqiponjezen dhe mori rrugen e kthimit.
Kur s’kish bere vecse ca hapa, degjon mbi koken e tij nje zhurme te forte perplasje krahesh,ishte shqiponja meme.

“Perse po me rremben foshnjen time” iu qa shqiponja.

“Shqiponjeza tani eshte imja, pasi une i shpetova jeten duke vrare gjarperin qe donte ta pickonte, gjarperin qe ti nuk e vrave dot vete.” iu pergjigj djaloshi.

“Me kethe zogthin tim dhe une do te te jap si kembim mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi. Do te behesh i forte dhe i pathyeshem dhe do te njihesh me emrin tim.
Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin memes se vet. Kur zogthi u rrit dhe nisi te fluturonte, shihej gjithnje te fluturonte ne qiell diku mbi koken e djaloshit, ngado qe ai shkonte, i cili dhe vete ishte bere burre. Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shume grabitqare neper pyje dhe me shpaten e tij u preu kokat shume kundershtare dashakeqes.
Pergjate tere ketyre viteve, shqiponja e shoqeroi djaloshin dhe e udhehoqi pa iu ndare as edhe nje cast.
Te mrekulluar nga bemat e djaloshit gjuetar e luftetar, banoret e atyre aneve e zgjodhen ate prijesin e tyre dhe e quajtenShqipetar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajten Shqiperi ose Vendi i Shqiponjave 

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  MekuliPress: Sa janë të besueshme mediat shqipe për mediat perëndimore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *